Lajme
Zvicerani fiton 68 milionë franga në loto
Në tërheqjen e radhës të martën janë në dispozicion rreth 17 milionë franga
Një lojtar llotarie ka fituar 68 milionë franga në shortin e Euromillions të premten. Fitimi shkon në Zvicër.
Personi fatlum ka fituar saktësisht 68,843,008,55 franga. Euromillions njofton se çmimi kryesor shkon për Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Numrat e duhur për fitoren prej kaq shumë milionave të frangave ishin: 4, 13, 25, 33, 37, 5 dhe 10.
Në tërheqjen e radhës të martën janë në dispozicion rreth 17 milionë franga.
Me këtë shumë që u fitua dje, u thye që në fillim të vitit rekordi zviceran, i cili për vitin 2022 ishte 40.5 milionë CHF dhe qe arritur në korrik 2022.
39 persona kanë fituar nga një milion franga ose më shumë duke luajtur llotarinë në Zvicër vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss














