Shkurt.ch
Zvicra, 36 miliardë për arsimin
Shuma në fjalë (e shpenzuar në vitin 2014) është për 8.6 miliardë më e lartë se ajo e vitit 2005. Ndryshe, kjo shumë përbën 5.6 për qind e prodhimit të përgjithshëm shoqëror të Zvicrës për vitin 2014 dhe është pak mbi mesataren e vendeve të OECD-së
Zvicra po i shton investimet në fushë të arsimit. Kështu, gjatë vitit 2014 në këtë degë janë derdhur gjithsej 36 miliardë franga, që është për 8.6 miliardë më shumë se në vitin 2005. Këto të dhëna i ka publikuar sot Zyra Federale për Statistika, shkruan albinfo.ch
Shuma në fjalë është 5.6 për qind e prodhimit të përgjithshëm shoqëror të Zvicrës për vitin 2014 dhe është pak mbi mesataren e vendeve të OECD-së, ku ajo është 4.8%. Ndërkaq Zvicrës me përqindje në këtë pikë ia kalojnë Norvegjia me 7.3% dhe Danimarka me 7.2% të prodhimit të përgjithshëm shoqëror. Hungaria me 3.3% është në fund të listës.
Sipas një përllogaritjeje, afërisht dy të tretat e shpenzimeve i kanë bartur kantonet, dhjetë për qind komunat dhe dhjetë për qind federata.
Rreth gjysma e parave ndahen për shkollimin fillor, të detyruar. Vetëm në kantonet Basel-stadt, Gjenevë, Bernë dhe Ticino, shpenzimet për shkollimin fillor janë më të ulëta se 50 për qind, transmeton albinfo.ch. Marrë në përgjithësi, shpenzimet për arsim janë në vendin e dytë për nga sasia në buxhetet e federatës, kantoneve dhe komunave.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














