Shkurt.ch
Zvicra, 700 milionë franga nga shitja e armëve
Më së shumti armë janë shitur në Gjermani, në vlerë prej 245 milionë frangash ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe vijnë në radhë menjëherë pas Gjermanisë, me 133 milionë franga
Prodhuesit zviceranë të armatimit gjatë vitit 2012 kanë shitur dukshëm më pak material luftarak krahasuar ne një vit më parë. Vlera e gjithëmbarshme e materialit të shitur arrin në 700 milionë franga, që është për 20 për qind më pak se në vitin rekord, 2011, bën të ditur Administrata Federale e Doganave.
Më së shumti armë dhe material tjetër i luftës është shitur në Gjermani, në vlerë prej 245 milionë frangash, ose më shumë se një e katërta e gjithë shumës.
Emiratet e Bashkuara Arabe vijnë në radhë menjëherë pas Gjermanisë, me shumën 133 milionë franga të armatimit të blerë nga Zvicra.
Blerës tjerë me peshë janë ehe Italia, me 61 milionë fraga, SHBA me 32 milionë etj.
E gjithë shuma prej 133 milionë frangash e paguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe është realizuar nga shitja e aeroplanëve për stërvitje të tipit PC-21, të prodhuesit të aeroplanëve “Pilatus”.
Në vitin 2011 Emiratet kishin blerë po ashtu aeroplanë të tillë në vlerë prej 258 milionë frangash, duke kontribuar në arritjen e rekordit për shitje të produkteve luftarake. Kjo, me gjithë faktin se aeroplanët stërvitorë, sipas SECO-s nuk konsiderohen produkt luftarak por përfshihen në “mallra të posaçme ushtarake”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












