Integrimi
Zvicra alarmon për “artistët” nga Kosova që punojnë pa letra
Në një komunikatë të saj për medie, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër tërheq vërejtjen për një dukuri shqetësuese të kohëve të fundit: biznesin “pa letra” që realizojnë në Zvicër një numër pjesëtarësh të estradës nga Kosova.
“Në bazë të të dhënave nga autoritetet zvicerane, kohëve të fundit është konstatuar se ka pasur tentime nga individë me profesione të artistëve (këngëtarëve), që në territorin e Konfederatës zvicerane, kanë hyrë pa lejen e punës për të shfaqur koncerte nëpër shoqata, klube dhe diskoteka”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, tërheqë vërejtjen, se sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, lidhur me ardhjen në Zvicër për të ushtruar veprimtari pune në lëmitë e ndryshme, pra edhe artistike, nga autoritetet zvicerane kërkohet domosdoshmërisht viza valide e punës, qoftë ajo edhe një punë me afat të shkurtër, përfundon teksti i komunikatës së dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër. .
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













