Lajme
Zvicra ashpërson masat e luftës kundër mafias italiane
Disa nga masat e veçanta tashmë janë ndërmarrë, ka thënë della Valle. Mes tjerash, Fedpol-i ka vendosur ndalimin e hyrjes në Zvicër për trembëdhjetë mafiozë të gjykuar
Afërsia me Italinë e veriut është për Zvicrën një burim rreziku nga mafia e stacionuar atje. Në këtë kuptim, Zyra Federale për Polici, Fedpol ka vendosur të ashpërsojë luftën kundër mafias, ka thënë sot për Radion e transmetuesit publik të Zvicrës SRF, shefja e Fedpol-it, Nicoletta della Valle.
Ajo ka shtuar se është duke u punuar në një plan aksioni në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Disa nga masat e veçanta tashmë janë ndërmarrë, ka thënë della Valle. Mes tjerash, Fedpol-i ka vendosur ndalimin e hyrjes në Zvicër për trembëdhjetë mafiozë të gjykuar.
Nga fundi i vitit, autoritetet federale do të kenë shkëmbim të rregullt të dhënash me autoritetet kantonale lidhur me problematikën në fjalë.
Pjesëtari i Qeverisë së Kantonit Aargau, i cili njëherësh është edhe kryetar i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë, Urs Hoffmann ka përshëndetur masat e përmendura të Fedpol-it.
Ai ka theksuar se në fushë të terrorizmit, autoritetet federale dhe kantonale kanë prej kohësh bashkëpunim të ngushtë mes vete dhe se ky bashkëpubum është dëshmuar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














