Futboll
Zvicra barazon me Kosovën, por kualifikohet në Evropian
Ndeshja në Bazel ka përfunduar 1:1
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ka përfunduar 1:1. Takimi në Bazel ishte në një atmosferë të mrekullueshme sportive, sidomos nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në stadium, shkruan albinfo.ch.
Sa i përket ndeshjes,pjesa e parë, edhe pse kishte disa raste shënimi, përfundoi pa gola.
Në minutën e 47-të Ruben Vargas kaloi vendasit në epërsi, kurse në minutën e 82-të për Kosovën shënoi Muhamet Hyseni. Ai hyri në minutën e 73-të, duke bërë debutimin me Dardanët.
Zvicra kualifikohet në Evropian, ashtu si edhe Rumania, ku pikërisht do të ndeshen në ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup. Pas nëntë ndeshjeve, Rumania është e para me 19 pikë, Zvicra e dyta me 17.
Izraeli është i treti me 12 pikë, kurse Kosova renditet e katërta me 11. Ndeshja e fundit për Dardanët do të jetë kundër Bjellorusisë në Prishtinë.
https://streamin.me/v/36239231
https://streamin.me/v/9754b4cb
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












