Lajme
Zvicra del kundër kritikës së SHBA-së ndaj Kinës, për koronavirusin
SHBA kritikon raportin e hetimit nga OBSH dhe Kina. Trembëdhjetë vende duan një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e Covid-19, Zvicra nuk u bashkohet
Një studim i përbashkët i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Kinën konstaton se koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Prandaj është “tepër e pabesueshme” që virusi të ketë ardhur nga laboratori.
Por SHBA nuk dëshiron ta pranojë këtë konstatim dhe në të njëjtën ditë ka lëshuar një deklaratë në të cilën u kritikuar ashpër raporti përfundimtar i ekipit hulumtues, shkruan NZZ.
Sipas SHBA-së, ka një mungesë të dhënash nga Kina dhe hetimi ka filluar shumë vonë.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishin në fillim të këtij viti, në Wuhan, vendin nga ku filloi pandemia. Raporti i tyre është vonuar disa herë dhe është bërë objekt i grindjeve diplomatike.
Zvicra nuk bashkohet
Zvicra është kontaktuar lidhur me këtë nga SHBA, përmes ambasadës amerikane në Bernë, transmeton albinfo.ch. Por ajo vendosi të mos i bashkohet kësaj deklarate dhe të sillet me kujdes në lidhje me temën, ka konfirmuar zyra e mediave për NZZ.
Trembëdhjetë vende kanë nënshkruas deklaratën e SHBA. Përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Australinë dhe Izraelin. Vende të ndryshme të BE-së si Gjermania, Danimarka dhe Republika Çeke gjithashtu kritikojnë rezultatin e raportit të hulumtimit dhe po punojnë për deklaratën e tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












