CH-Ballkani
Zvicra dhe Kosova bashkohen në “Parallel Sprawl”
Ekspozita “Parallel Sprawl” (Drejtëzat paralele”), përmbledh fotografi të cilat observojnë dhe targetojnë mjediset periferike të vendbanimeve të ndryshme të Kosovës dhe Zvicrës
Në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë po qëndron e hapur ekspozita me titullin “Parallel Sprawl” (Drejtëzat paralele”), e cila përmbledh fotografi të cilat observojnë dhe targetojnë mjediset periferike të vendbanimeve të ndryshme të Kosovës dhe Zvicrës.
Një ekip prej artistësh kosovarë dhe zviceranë: Rozafë Basha, arkitekte nga Kosova, Valentin Kunik, arkitekt nga Zvicra, Guillaume de Morsier po ashtu arkitekt nga Zvicra dhe Driton Selmani nga Kosova, përmes kësaj ekspozite po përpiqen që në mënyrë të tërthortë ta paraqesin Kosovën dhe Zvicrën si dy vende që janë të ndikuara nga fenomeni i shpërhapjes urbane
Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Arkitekturës, tha në hapje të kësaj ekspozite, se “drejtëzat paralele”, janë Kosova dhe Zvicra, si dy vende “që mund priten në një pikë në një të ardhme të afërme”
“Studentët kosovarë dhe ata zviceranë duhet të kontribuojmë sa më shumë që këto drejtëza të kenë prerje sa më të shpejtë dhe të krijojmë hapësira sa më të mira dhe sa më të përafërta”, ka thënë dekani Kabashi, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.
“Parallel Sprawl” (“Drejtëzat paralele”) në fakt ka pasur një rrugëtim trevjeçar mes Kosovës dhe Zvicrës. Ajo përmbledh një pjesë të të gjeturave të artistëve, sidomos ato që fokusohen në karakteristikat e fenomeneve hapësinore në zonat suburbane.
Njëri prej autorëve të kësaj ekspozite, Driton Selmani, ka thënë se, edhe pse Kosova mund të jetë larg zhvillimit ekonomik dhe urbanistik të Zvicrës, ajo që i prenë apo i bashkon këto dy shtete janë peisazhet e bukura që kanë këto dy vende.
“Me anë të observimit dhe dokumentimit të zonave paralele suburbane dhe funksioneve të tyre, duam të vëmë theksin te problemet kyçe: të zbulojmë mënyrat e organizimit vetanak, ngjashmëritë dhe ndryshimet, por edhe t’i ballafaqojmë idetë tona që dalin nga leximet dhe vizionet e reja”, ka thënë Driton Selmani në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite.
Sipas tij, Zvicra dhe Kosova janë të ndikuara nga fenomeni i shpërhapjes urbane dhe peizazhet rezultuese janë mjaft të ngjashme
Ndryshe, ceremonisë së hapjes së ekspozitës i ka parparirë një ligjëratë mbi historinë e peizazhit, e mbajtur nga Ibai Rigby, arkitekt dhe hulumtues i pavarur nga shteti Texas i SHBA-së. Eksozita “Parallel Sprawl” (Drejtëzat paralele”) në në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, do të qëndrojë e hapur deri më 25 maj.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













