Sport
Zvicra dhe shqiptarët trimërojnë heronjtë e Evropianit 2011
Përbërja multikulturore e skuadrës i ka dhënë kombëtares zvicerane pasionin, ambicien. Kanë lënë anash modestinë tipike zvicerane
Me humbjen e mbrëmshme të përfaqësueses szvicerane U21 janë marrë shumica e medieve të këtushme. Por pothuaj të gjitha kanë lavdëruar djelmoshat e kombëtares për angazhimin e treguar gjatë gjithë kampionatit (4 fitore radhaz) dhe i kanë trimëruar ata.
Kështu gazeta NZZ am Sonntag duke konstatuar se „humbja erdhi vetëm në hapin e fundit, pas një turneu të madh shkruan se “lojtarët tanë kanë bërë reklamën më të mirë për futbollin e këtushëm dhe ia dolën që për herë të parë pas vitit 1928 të kualifikohen për Lojërat Olimpike”.
Gazeta „Zentralschweiz am Sonntag” duke iu referuar humbjes në finale që erdhi pas serisë së fitoreve e quan atë „Fund i hidhur pas javës festive”. Ndërsa „Sonntags-Blick”, duke ngushëlluar lojtarët e U21-shit, ju drejtohet atyre në mënyrë patetike: „Ju humbët por fituat zemrat e zviceranëve. Kokën lart! Ne megjithatë jemi krenarë me ju”.
Në editorialin e blick.ch vlerësohet lartë përbërja multikulturore e skuadrës, ajo që i ka dhënë kombëtares zvicerane pasionin, ambicien dhe pse jo, edhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Sipas autorit të editorialit, “ata kanë lënë mbrapa modestinë tipike zvicerane dhe kanë bërë mirë që kanë vepruar kështu”.
Ndërsa portali i të përditshmes 20minuten.ch shkruan: „Pas javëve festive me lojëra të mira kombëtarja U21 në përplasjen me juniorët e kampiones evropiane dhe botërore, Spanjës preku në limitet e veta”.
Gazeta shkruan se të gjithë ishin të pikëlluar por kjo më shumë dukej te Shaqiri, i cili dy herë qe zgjedhur lojtar i ndeshjes. Atë e ngushëllonin trajneri Tami dhe bashkëlojtarët e tij Xhaka e Kasami duke ia rrahur krahët.
I pikëlluar ishte edhe Mehmedi, i cili ka merituar titullin e „këpucës së argjendtë” për tre golat e shënuar gjatë kampionatit evropian U21. „Në kampionatin e Zvicrës i dyti me FC Zürich pas FC Basel, në Kampionatin Evropian i dyti pas Spanjës, dhe në vlerësimin për golashënuesin më të mirë po ashtu i dyti… Tash duhet të shikoj si të bëj njëshin nga dyshi”, ka thënë Mehmedi për 20 minuten.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit











