Lajme
Zvicra, një procedurë speciale me status “S” për refugjatët ukrainas
Këshilli Federal po zgjedh të aktivizojë një status “S” për ukrainasit të detyruar të largohen nga vendi i tyre.
Ky status do t’i lejojë ata të vijnë në Zvicër për më shumë se 90 ditë – kufiri aktual brenda vendeve të Shengenit – dhe të marrin të drejtën e qëndrimit në Zvicër pa pasur nevojë të kalojnë një procedurë të zakonshme azili, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal do të konsultohet me kantonet për këtë propozim nga mesi i kësaj jave, përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Sa i përket numrit të refugjatëve që pritet të mbërrijnë, “ne nuk e dimë se sa do të largohen ende nga vendi i tyre, as sa do të kërkojnë strehim në Zvicër”, tha ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter.
“Ajo që dimë është se numrat do të rriten ndjeshëm ditët në vijim”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant














