Lajme
Zvicra do t`i nxjerrë së shpejti nga përdorimi automatët e biletave
Biletat e autobusëve dhe trenave do të jenë të disponueshme vetëm në mënyrë dixhitale nga viti 2035

Ka disa vite që gjithandej në Zvicër po mbyllen sportelet për bileta të trenit dhe mjeteve tjera të transportit publik, transmeton albinfo.ch. Kjo ndoh sidomos në zona rurale e të izoluara, ku “nuk ka llogari” të mbahen këto shërbime.
Por, tani pritet të shkohet një hap më tutje: Biletat e autobusëve dhe trenave do të jenë të disponueshme vetëm në mënyrë dixhitale nga viti 2035. Këtë e konfirmon Thomas Ammann nga federata e sektorit të tarifave të transportit publik Alliance Swiss Pass, shkrua srf.ch.
Me këtë avansim teknik mendohet se mund të mos pajtohen personat në moshë të shtyrë. Por “ky nuk përbën problem për pensionistët”, thotë Peter Burri nga Pro Senectute: “Me horizontin kohor që përcakton sektori gjegjës, ne shohim që merret parasysh shkalla moshore”.
Nga ana tjetër, një shqetësim ekziston edhe sa u përket fëmijëve, përcjell albinfo.ch. “Është gjithashtu e rëndësishme që të merren edhe fëmijët në konsideratë”, thotë zëdhënësi i Pro Juventute, Jan Schlink. Sepse, siç thotë ai, jo të gjithë fëmijët kanë celularë, që do t`u mundësonte sigurimin e biletave online.
Ndërkohë, sektori i transportit publik premton se edhe njerëzit që nuk kanë as kartë krediti dhe as smartfon, mund të vazhdojnë të përdorin transportin publik.
E-Diaspora
-
Lajçak pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas përfundimit të takimit të...
-
Thirrje për lehtësimin e dhënies së vizave të punës në Gjermani
-
19-vjeçari shqiptar braktis Italinë për vendlindje
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Nuk ka asnjë shqiptar të vdekur apo të lënduar deri më tani në Turqi
Jeta në Zvicër
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it Mjekja Elza Memeti ka marrë drejtimin e departamentit të mjekësisë operative në spitalin Asana Menziken, Kantoni...
-
Zvicër: A mund të përdoren pasuritë e oligarkëve rusë për të financuar rindërtimin e Ukrainës?
-
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet
-
Raftet e supermarketeve ruse janë plot me produkte Nestlé
-
Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF