Lajme
Zvicra, e mbushur me turistë në sezonin e verës
Zvicër, kërkesat për bileta treni ndërkombëtar, janë rritur në rekord.
Vera 2022 ka sjellë shumë turistë nga e gjithë bota. Shteti zviceran, i cilësuar si një ndër shtetet më piktoreske, ka shënuar rritje turistësh, pas dy vjet pandemie, përcjell albinfo.ch.
Një raport zviceran tregon se përveç fluturimeve që janë rekord në këtë shtet, tani edhe kërkesat për bileta treni ndërkombëtar janë rritur.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e SBB-së, Sabrina Schellenberg.
Ajo e cilëson vitin 2022 një vit rekord për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve.
Turistët më të shumtë vijnë nga Parisi, Milano, Venecia dhe Mynihu”, shpjegon Schellenberg.
Megjithatë, ka gjithashtu një rritje të kërkesës për vende më të largëta, si Vjena, Hamburgu dhe Berlini. “Dhe destinacionet tona të reja në Itali – Bolonja dhe Parma – janë gjithashtu të rezervuara mirë”. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











