Lajme

Zvicra e vendos papritur Irlandën në listën e karantinës

Urgjenca e këtij veprimi shpjegohet me faktin se mutacioni i virusit, i cili konsiderohet si dukshëm më ngjitës po përhapet me të madhe në Irland

Për shkak të mutacionit të virusit: Irlanda është e re në listën e karantinës

Përkundër faktit se lista e re e karantinës do të hyjë në fuqi të premten, Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) ka vendosur edhe Irlandën në këtë listë, me efekt të menjëhershëm.

Këtë njoftim për mediat e ka dhënë të martën (sot) Kancelaria Federale.

Urgjenca e këtij veprimi shpjegohet me faktin se mutacioni i virusit, i cili konsiderohet si dukshëm më ngjitës po përhapet me të madhe në Irlandë, shkruan sda.ch.

Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut janë tashmë në këtë listë për të njëjtën arsye, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, kushdo që udhëton në Zvicër nga Irlanda duhet të hyjë në karantinë.

Nga e premtja, kjo do të vlejë edhe për udhëtarët nga Holanda, Danimarka, Panamaja dhe Republika Çeke.

Gjithashtu në listë janë Andorra, Gjeorgjia, Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, San Marino, Suedia, Serbia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Në listë, veç shteteve janë edhe republika (landi) federale e Saksonisë në Gjermani dhe rajoni Veneto në Itali.