Lajme
Zvicra nuk planifikon dozën e tretë të vaksinës
Edhe pse injeksionet përforcuese të vaksinës janë administruar tashmë në disa vende, Zvicra nuk ka plane të menjëhershme për ta bërë këtë, sipas Virginie Masserey, shefe e seksionit të kontrollit të infeksionit në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, transmeton albinfo.ch.
Ajo ia atribuoi këtë hezitim mungesës së provave shkencore në mbështetje të vaksinave përforcuese, duke shpjeguar se studime të ndryshme kërkimore “nuk kanë arritur konsensus” mbi këtë temë.
“Ne do të duhet të dimë pas sa muajsh zvogëlohet imuniteti. Ne nuk shohim ndonjë ulje të mbrojtjes në këtë kohë. Pra, është më e rëndësishme t’u jepet një dozë njerëzve të pavaksinuar sesa të ofroni një dozë të tretë”, shtoi Masserey.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











