Sport
Zvicra fton 5 shqiptarë, është edhe Behrami
Në listën e tij janë edhe pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka bërë publike listën për dy ndeshjet e “Play-offit” ndaj Irlandës Veriore, shkruan albinfo.ch.
Në listën e tij janë edhe pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
Në fakt, Behrami ishte i dyshimtë për këto dy ndeshje për shkak të lëndimit, megjithatë është ftuar.
Takimi i parë do të zhvillohet në Belfast më 9 nëntor, derisa ai i kthimit në Bazel më 12 nëntor.
Këto dy takime janë shumë të rëndësishme, pasi vendoset se kush do të kualifikohet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga













