Sport
Zvicra fton pesë shqiptarë, por jo Hadërgjonajn
Përfaqësuesja e Zvicrës ka shpallur listën zyrtare me 23 futbollistë për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, që do të zhvillohet të premten në kuadër të kualifikimeve për Botëror, shkruan albinfo.ch.
Në këtë listë janë përfshirë si zakonisht pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, kurse mungon Florent Hadërgjonaj, i cili luajti ndaj Bjellorusisë në miqësore.
Edhe Albian Ajeti mungon në këtë listë. Hadërgjonaj dhe Ajeti ende nuk kanë vendosur zyrtarisht se për cilën kombëtare do të luajnë.
Zvicra është lidere në grupin e saj me 15 pikë, tri më shumë se kampionia e Evropës, Portugalia.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard














