Lajme
Zvicra ka nevojë për një politikë kombëtare për të drejtat e fëmijëve
Një vit pasi Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve miratoi rekomandimet për kombin alpin, nuk është bërë përparim në fusha të caktuara, sipas Rrjetit për të Drejtat e Fëmijëve në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
“Është koha që Qeveria federale dhe kantonet të intensifikojnë përpjekjet e tyre”, tha presidentja e rrjetit, Valentina Darbellay, në një deklaratë të lëshuar të dielën, në Ditën Botërore të Fëmijëve.
“Në këtë aspekt, është e rëndësishme që organizatat aktive në këtë fushë, si dhe vetë fëmijët dhe të rinjtë, të përfshihen në zhvillimin e masave”, shtoi ajo.
Gjatë rishikimit periodik të vitit 2021 për zbatimin nga Zvicra të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (CRC), përfaqësuesit zviceranë pranuan para komitetit se vendi mund të bënte më shumë për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen e fëmijëve në shoqëri. Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve monitoron zbatimin e KDF-së, të cilën Zvicra e ratifikoi në 1997, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri














