Lajme
Zvicra kërkon ndalimin e cigares elektronike
Politikanët në Zvicër në Këshillin Kombëtar kanë kërkuar ndalimin e cigareve elektronike që janë të paripërdorshme, iniciativë kjo e Christophe Clivaz që e ka paraqitur si mocion.
Ai ka paralajmëruar edhe për dëmet te njerëzit e mjedisi. Ai thotë se përkundër që ka opsione pa nikotinë, varësia është e lartë e që kanë synim vetëm të rinjtë. “Këto përmbajnë bateri dhe kimikate dhe shpesh përfundojnë në mbetjet normale apo edhe në natyrë pas konsumimit”, është shprehur Clivaz, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Mocioni i tij është mbështetur nga të gjitha partitë. Cigaret elektronike janë alternativë për ato klasiket dhe shitja e tyre është lejuar që nga 2020. Sipas studimit të Universitetit të Lozanës, 59 për qind e moshave 14 deri në 25 vjeç kanë konsumuar tashmë cigare të tilla elektronike. Dymbëdhjetë për qind kanë deklaruar se shpesh konsumojnë e-cigare, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












