Lajme
Zvicra mbështet bujqësinë kosovare
Ambasadorja Marty Lang, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor në Kosovë
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang ka premtuar mbështetjen e shtetit helvetik për bujqësinë kosovare. Ajo të mërkurën është takuar me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, nga i cili është njoftuar me zhvillimin e sektorit rural në vend.
Ambasadorja Marty Lang, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor në Kosovë.
Ministri Krasniqi ka falënderuar ambasadoren Marty Lang për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.
Ai po ashtu e ka njoftuar ambasadoren edhe për progresin që është shënuar në këtë sektor, si dhe për investimet të cilat planifikohet të bëhen në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Më tej, ministri Krasniqi, ka treguar se me dyfishimin e buxhetit për bujqësinë do të rritet përkrahja financiare për fermerët dhe agrobizneset vendore. Ministri shprehi gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes Kosovës dhe Zvicrës, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











