Maqedonia

Zvicra mbështet rrjetin e shoqatave të Evropës Juglindore, NALAS

Zvicra ka treguar se është mbështetëse e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.

Më anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Zvicerane në Maqedoni ka treguar se NALAS është mbështetur nga Zvicra që nga fillimi i tij në vitin 2004.

“Zvicra ka mbështetur krijimin dhe zhvillimin e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore që nga fillimi i tij në vitin 2004. Gjatë viteve, NALAS është rritur në një qendër njohurish që prodhon shërbime të vlefshme dhe produkte dijesh për anëtarët e saj. Sot, ai luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e qeverive lokale si nxitës kryesor dhe mbrojtje të demokracisë lokale”, tha ambasadori Sybille Suter, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të 14-të NALAS të premten e kaluar para më shumë se 70 kryetarëve, ekspertëve komunalë dhe shoqatave të qeverisjes vendore nga 12 vende anëtare nga rajoni i EJL.

NALAS është një rrjet i shoqatave të autoriteteve lokale të Evropës Juglindore. Rrjeti sjell së bashku 14 asociacione që përfaqësojnë rreth 9000 autoritete lokale, të zgjedhur direkt nga më shumë se 80 milionë qytetarë të këtij rajoni. Sekretariati NALAS, me seli në Shkup, është përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm dhe zbatimin e aktiviteteve.

NALAS u krijua në vitin 2001 pas Forumit të parë të qyteteve dhe rajoneve të Evropës Juglindore (Shkup, nëntor 2000), organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Rrjeti u krijua nën patronazhin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Këshillit të Evropës. Gjatë viteve të para, NALAS-i ka funksionuar si një organizatë joformale me takime të rregullta, seminare dhe programe trajnimi. Në korrik 2005 NALAS u bë një shoqatë e regjistruar zyrtarisht me seli në Strasburg. Sekretariati i NALAS është themeluar në mars të vitit 2007.