Jeta në Zvicër
Zvicra mbetet pa sheqer
Prodhimi i sheqerit raportohet të jetë jashtëzakonisht i ulët këtë vit në Zvicër. Vetem rreth 195 mijë tonë mund të prodhohen në fabrikat e sheqerit nga 1.26 milion tonë panxhar sheqeri. Arsyet kryesore qëndrojnë në motin shumë të thatë që kishte mbretëruar në Zvicër.
Duke importuar 90,000 tonë të prodhimit të panxhar sheqerit, në fabrikën në Frauenfeld mund të rritet prodhimi, kështu që gjithsej prodhimi i sheqerit është përafërsisht në nivelin e dobët në vitet e fundit. Kjo u njoftua nga Shërbimi Informativ Bujqësor (LID), përcjell albinfo.ch.
Përafërsisht 195 mijë tonë sheqer zviceran janë shumë pak për të plotësuar kërkesat në vend. Për të furnizuar tregun zviceran, do të nevojiten 260 mijë tonë, thotë Guido Stäger, CEO nga “Schweizer Zucker AG”, në një intervistë me LID, përcjell albinfo.ch.
“Ne prodhojmë në përgjithësi me panxhar organik dhe të importuar rreth 220,000 tonë sheqer, i cili është në rangun më të dobët se në vitet 2013, 2015 dhe 2016”. Kjo do të kërkonte importe të konsiderueshme të sheqerit dhe shurupit.
Sipas Stäger, prodhimi i ulët i panxharit shkaktohet nga thatësira dhe sëmundjet. 1.26 milion tonë panxhar sheqeri shënojnë nivelin më të ulët që nga viti 2006, kur vetëm 1.24 milion tonë u dorëzuan në fabrika.
Të premten, Këshilli Federal ka rritur kontributet për bujqit nga 1,800 në 2,100 franga për hektar dhe një detyrim minimal për sheqer. Masa e përkohshme është e vlefshme nga fillimi i vitit të ardhshëm deri në 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë









