Lajme

Zvicra, me sanksione të reja kundër Rusisë

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.

Në funksion të agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, Zvicra ka vendosur gjithashtu të vendosë sanksionet e fundit të Bashkimit Evropian që ndalojnë tregtinë e arit dhe produkteve të arit.

Qendra kryesore globale në Zvicër po ndalon importet e arit rus. Masat kanë hyrë në fuqi ditën e djeshme, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me ndalimin e blerjes, importit ose transportit të arit dhe produkteve të arit nga Rusia. Ndalohen edhe shërbimet në lidhje me këto mallra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.