Lajme
Zvicra miraton vaksinën e Pfizer/Biontech
Rregullatori i medikamenteve në Zvicër, Swissmedic, ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizeri dhe partneri i tij BioNTech, ka bërë të ditur agjencia të shtunën, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Sipas të dhënave të shqyrtuara nga Agjencia zvicerane për Produkte Terapeutike niveli i mbrojtjes që ofron shtatë ditë më vonë pas vaksinës së dytë është mbi 90 për qind. Ky është autorizimi i parë në botë në procedura të rregullta”, ka thënë Swissmedic përmes faqes zyrtare.
Gjithashtu Pfizer dhe Biontech kanë marrë autorizimin e kushtëzuar të marketingut nga Swissmedic për vaksinën COVID-19.
Zvicra gjithashtu është duke e shqyrtuar aplikimin e Modernas dhe AstraZenecas.
Kurse SHBA-ja tashmë ka miratuar edhe vaksinën e Modernës, duke u bërë vendi i parë që ka miratuar dy vaksina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve Iniciativa kërkon kufizimin e mjeteve piroteknike të zhurmshme, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin... -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale










