Shkurt.ch
Zvicra ndërpret riatdhesimin e tamilëve
BFM ka vendosur që në javët e ardhshme të mos bëjë dëbime në Sri Lankë për shkakun se dy të riatdhesuar janë burgosur nga policia e atjeshme
Dy raste të burgosjes së tamilëve të kthyer nga Zvicra në Sri Lankë kanë shtyrë autoritetet zvicerane të mendojnë për rrezikshmërinë që paraqet riatdhesimi i tamilëve. Për këtë arsye Enti Federal për Migracion (BFM) ka marrë vendim të ndërpresë tash për tash dëbimin e azilkërkuesve në Sri Lankë, ka bërë të ditur për Radion RTS zëdhënësja e BFM-së Gaby Szöllösy.
Për të penguar që edhe persona të tjerë të këtij komuniteti t`i nënshtroheen një rreziku të ngjashëm, pra BFM ka vendosur që në javët e ardhshme të mos bëjë dëbime në Sri Lankë. BFM do t`i informojë edhe kantonet për këtë ndalesë, ka thënë zëdhënësja.
Ajo ka sqaruar më tutje se Ambasada e Zvicrës në Colombo (Sri Lankë) është ngarkuar për të përcjellë fatin e dy tamilëve të arrestuar. Deri në kohën kur të merret vesh se çfarë do të ndodhë me këta të dy, do të pezullohet dëbimi në këtë shtet, ka thënë Szöllösy.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












