Jeta në Zvicër

Zvicra në mesin e 13 vendeve më të sigurta, më të lira dhe më të pastra

Në këtë raport është marrë parasysh siguria, burimet natyrore, qëndrueshmërinë e infrastrukturës, shëndetin dhe higjienën, dhe konkurrencën e çmimeve

“Raporti i Konkurrueshmërisë në Turizëm dhe Turizëm” i Forumit Ekonomik Botëror, i cili publikohet çdo dy vjet ka bërë një renditje me 13 vendet më të sigurta, më të lira dhe më të pastra për t’u vizuar nga një turist, shkruan ‘uk.businessinsider.com’.

Në këtë raport është marrë parasysh siguria, burimet natyrore, qëndrueshmërinë e infrastrukturës, shëndetin dhe higjienën, dhe konkurrencën e çmimeve, përcjell albinfo.ch.

Të gjitha këto vlerësime japin rezultatin përfundimtar, ku Spanja ndodhet në vendin e parë, derisa Zvicra ndodhet në atë të dhjetë. Rezultatet janë nga 1 deri në 7.

Asnjë vend nuk mori notën maksimale 7, kurse një numër vendesh kanë marrë rreth 6.

Destinacionet evropiane kryesojnë në tre vendet e para, ndërsa një shtet nga Azia është në atë të katërt.

Zvicra ka marrë notën 4.94. Industria e turizmit është shumë e rëndësishme për ekonominë e Zvicrës, veçanërisht për disa vende alpike që janë më pak të zhvilluara. Pjesa më e madhe e sektorit të turizmit në vend ka aktivitete rekreative, duke përfshirë ski dhe hiking.

 

Renditja

  1. Singapori 4.85
  2. Austria 4.86
  3. Hong Kong 4.86
  4. Zvicra 4.94
  5. Kanada 4.97
  6. Italia 4.99
  7. Australia 5.10
  8. Amerika 5.12
  9. Anglia 5.20
  10. Japonia 5.26
  11. Gjermania 5.28
  12. Franca 5.32
  13. Spanja 5.43