Lajme
Zvicër: Nga 31 mijë të prekur, 28,800 të shëruar nga COVID-19
Nga 31.117 raste të prekura sa ishin në total, 28.800 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm kohën e fundit.
Deri më tani është bërë testimi i 458.993 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur 31,117 raste të konfirmuara, sipas raporteve nga kantonet – ndërsa 28,800 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn është raportuar brenda një dite për 23 infeksione të reja. Deri më tani, ka pasur 31.117 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, siç njoftoi të dielën pasdite Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) .
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “Një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore Moti aktual kërkon goma dimërore. Prandaj, drejtuesit e mjeteve që kanë vendosur tashmë goma verore duhet...
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër