Kosova
Zvicra ngre padi ndaj katër personave për Botërorin 2006
Pas përmbylljes së procesit të marrjes së nënshtetësisë dhe pasaportës së Kosovës nga ana e futbollistit Florent Muslija, i cili iu bashkua kombëtares së Kosovës, presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, duke i parë vështirësisë procedurale të pajisjes me pasaportë të futbollistëve tanë (përkundër dëshirës dhe përkushtimit të njerëzve kompetent të organeve përkatëse) kanë paraqitur një kërkesë rreth pajisjes në mënyrë më të shpejtë me pasaporta.
“Kërkohet nga institucionet shtetërore kompetente – Presidenca, që ta zgjedhin rrugën dhe kohën më të shpejtë të mundshme për të dekretuar dhe për të pajisur me pasaportë sportistët tanë në përgjithësi, sepse procedura e tanishme dhe kërkesa e dokumentacioneve të shumta bënë që sportistët tanë të kenë probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në shtetet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë”, thuhet në kërkesën e Ademit.
Prandaj, FFK-ja kërkon që për sportistët tanë të përdoret procedurë e veçantë, e cila do të mundësonte dekretimin dhe pajisjen e tyre me nënshtetësi dhe pasaportë në afatin më të shpejtë të mundshëm.
“Ky veprim do të mundësonte kompletimin e ekipeve tona sportive dhe do ta realizonte më shpejtë dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tonë që nëpërmjet sportit të japin kontributin për atdheun e tyre – Kosovën. Besojmë se kjo kërkesë e jona do të hasë në mirëkuptimin e plotë të institucioneve shtetërore dhe në të ardhmen spoartistët tanë nuk do të hasin telashe të tilla procedurale për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, ngase edhe koha e tyre për t’u marrë me çështje të tilla është e limituar, duke pasur parasysh faktin se janë pjesë të klubeve të mëdha evropiane”, ka thënë Ademi përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën