Kultura
Zvicra nikoqire e filmit “Shqiptari”
Shtatë qytete të Zvicrës do ta shfaqin filmin që zhvillon ngjarjet e paskajshme të emigrantëve shqiptarë në vendet evropiane
Shtatë qytete të Zvicrës do ta shfaqin në ekranin e madh, filmin që paraqet një udhëtim në anën e errët të ëndrrës evropiane..
Filmi i regjisorit gjerman Johannes Naber do të shfaqet në shtatë qytete më të madhe të Zvicrës. Shfaqja e tij starton me qytetin Wil të St-Galenit, më 26 janar të vitit të ardhshëm, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate nga “Artpixfilm”, kompania që ka të drejtat për distribuimin e këtij filmi.
Ky film ka korrur sukses të madh nëpër botë. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, filmi “Shqiptari”, është shpërblyer me dy çmime: Çmimi Special i Jurisë dhe Çmimi i aktorit më të mirë, Nik Xhelilaj.
Më 28 qershor dhe 1 korrik, pas Moskës, filmi “Shqiptari”, merr rrugën për një festival tjetër në Munih të Gjermanisë, “New German Cinema”. Pas përfundimit të këtij festivali, në kategorinë East of the West, ky film merr rrugën për festivalin Karlovy Vary International Film Festival”.
Filmi “Shqiptari” zhvillon ngjarjet e paskajshme të emigrantëve shqiptarë në vendet evropiane.
Në këtë rast zhvillohet ngjarja mes një shqiptari që emigron në Gjermani. Ai është i dashuruar me një vajzë të vendlindjes së tij Tropojë, por ana e tij financiare e detyron të emigrojë.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla