Lajme
Zvicra mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Qeveria zvicerane ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe mesazhet e mbështetjes ishin konkrete për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.
Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, tha sot se Zvicra do t’u përmbahet të gjitha sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve ruse dhe ato që synojnë Presidentin Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin dhe ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov.
Cassis tha se “të luash në duart e një agresori, nuk është neutrale”, transmeton tutje albinfo.ch.
“Shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të jenë në gjendje të mbështeten te Zvicra”, tha Cassis.
Individët dhe subjektet ruse në listën e zezë të Bashkimit Evropian nuk do të jenë në gjendje të përdorin bankat zvicerane për të anashkaluar sanksionet evropiane kundër Rusisë, tha dje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zvicrës (Finma).
Ndërmjetësuesve financiarë në Zvicër iu ndalua të hyjnë në marrëdhënie të reja biznesi me individët dhe kompanitë në listën e sanksioneve dhe duhet të raportojnë menjëherë marrëdhëniet ekzistuese të biznesit, thuhet në një deklaratë të Finma.
Sot, qeveria zvicerane shtoi në listën e saj vëzhguese 363 individë të rinj rusë dhe katër kompani që BE-ja i kishte vendosur në listën e sanksioneve.
Zvicra gjithashtu është zotuar të pranojë refugjatë ukrainas.
Ndërsa vendi nuk ndodhet në afërsi të menjëhershme gjeografike me Ukrainën, “ne nuk do t’i lëmë ukrainasit poshtë”, tha të premten ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tha se vendi mund të pranojë deri në 2,000 refugjatë ukrainas, “në varësi të evolucionit të konfliktit”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë











