Tematike
Zvicra pritet të veprojë si BE-ja në rivendosjen e vizave për Ballkanin
"Ndonëse kjo masë e BE-së ende nuk është notifikuar zyrtarisht nga Zvicra, kjo pritet të ndodhë së shpejti, sqaron për albinfo.ch një burim nga Qeveria e Zvicrës
Ditë më parë BE-ja pati vënë në funksion vendimin sipas të cilit shtetasve të vendeve ballkanike, nën kushte të caktuara mund t`ua kthejë regjimin e vizave. Kjo vlen për vendet si Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Serbia e Maqedonia, të cilave ky regjim u qe hequr pak vite më parë.
Zvicra, duke mos qenë vend i Bashkimit Evropian por vetëm anëtare e Zonës Schengen, zakonisht ndjek dhe i adopton masat e ngjashme që merr BE-ja. Për të marrë më shumë informacione në lidhje me qëndrimin e Zvicrës në këtë kontekst, albinfo.ch i ka drejtuar një pyetje zëvendësshefit për informim dhe komunikim në Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Martin Reichlin
“Sa u përket “udhëzimeve” të BE-së që kanë hyrë në fuqi më 9 janar, bëhet fjalë për një rregullore të re që rregullon zhvillimin e mëtejshëm të ligjësisë lidhur me zonën Schengen. Ndonëse kjo masë e marrë nga BE ende nuk është notifikuar zyrtarisht nga Zvicra, kjo pritet të ndodhë së shpejti dhe atëherë Zvicra do të adoptojë një përshtatje të rregullimit të ri”, sqaron Reichlin për albinfo.ch
Por, këto ndryshime nuk përmbajnë rivendosjen e përgjithshme të regjimit të vizave. Ato, vazhdon Reichlin, vetëm sjellin “një procedurë më të thjeshtësuar, përmes të cilës shtetet përkatëse mund të rivendosin regjimin e vizave për vendet të cilat sot janë të liruara nga ai regjim. Kjo do të ndodhë nën kushtin që lirimi nga vizat i ndonjë vendi do të shkaktonte probleme të rënda ose keqpërdorime, si për shembull në lidhje me migracionin ilegal. Duhet shtuar këtu se Zvicra, në fazën e këshillimeve e pati mbështetur rivendosjen e këtij të ashtuquajturi “Mekanizëm pezullimi”, përfundon Martin Reichlin, zëvendës i shefit për informim dhe komunikim në Departamentin Federal për çështje të drejtësisë dhe të policisë.
Ndryshe, arsyeja e marrjes së vendimit për një masë të tillë nga BE qëndron në shqetësimin e Gjermanisë dhe disa vendeve tjera të BE-së për faktin se gjithnjë më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi po kërkojnë azil. Por, anulimi i lirimit nga vizat për vendet e përmendura, sipas BE-së bëhet vetëm si zgjidhje e fundit, kur të tjerat nuk bëjnë punë.
Kjo në praktikë do të dukej kështu: një shtet i BE-së do ta kërkojë futjen e sërishme të detyrimit (të përkohshëm) për viza, pastaj një shumicë e vendeve të BE-së duhet ta miratojë atë kërkesë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut