Lajme
Zvicra raporton një tjetër rast të difterisë
Testet mjekësore iu kryen adoleshentit në qendrën e azilit Boudry pasi ai paraqiti simptoma të dyshimta të lëkurës, thanë autoritetet kantonale.
Një adoleshent është diagnostikuar me një formë të difterisë në një qendër për azilkërkuesit në kantonin Neuchâtel, e fundit në një seri rastesh të difterisë në Zvicër këtë gusht.
Testet mjekësore iu kryen adoleshentit në qendrën e azilit Boudry, pasi ai paraqiti simptoma të dyshimta të lëkurës, thanë autoritetet kantonale në Neuchâtel në një deklaratë të shtunën, raporton Albinfo.ch.
I riu po trajtohet në spital, pas konfirmimit të difterisë së lëkurës. “Gjendja e tij është e qëndrueshme”, thanë zyrtarët.
Si masë parandaluese, azilkërkuesve të tjerë dhe anëtarëve të stafit do t’u jepet tri ditë profilaksë me antibiotikë dhe një vaksinim përforcues. Autoritetet theksuan se nuk ka asnjë rrezik për popullatën e përgjithshme.
“Përsa u përket rasteve të tjera në Zvicër, stafi i qendrës ishte i kujdesshëm për të diagnostikuar situata të tilla shpejt dhe menjëherë e informoi mjekun kantonal”, thuhet në deklaratë.
Më 3 gusht autoritetet raportuan tetë raste të difterisë më të rrezikshme të fytit në një qendër azili në kryeqytetin zviceran Bernë – rastet e para të njohura të kësaj forme të infeksionit bakterial në Zvicër në gati 40 vjet.
Dje një tjetër rast i difterisë së fytit u raportua në Qendrën Federale të Azilit në Kreuzlingen, rreth një javë pasi u zbuluan dy raste të variantit më të butë të lëkurës.
Difteria e fytit ndodh rrallë në Evropën Perëndimore, ku fëmijët për dekada janë vaksinuar kundër infeksionit bakterial shumë ngjitës.
Megjithatë, difteria është ende e zakonshme në vendet në zhvillim, sipas ekspertëve.
Rasti i fundit i njohur i difterisë së fytit në Zvicër është regjistruar në vitin 1983, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













