Lajme

Zvicra renditet sërish vendi më i mirë në botë

Sipas raportit të ri nga US News & World Report

Kjo mund të mos jetë surprizë për ata që njohin renditjet e ndryshme ndërkombëtare dhe e kanë parë Zvicrën të marrë rezultate të larta shumë herë në të kaluarën, njofton albinfo.ch.

Tani raporti i ri i US News & World Report e ka renditur gjithashtu Zvicrën “më të mirën në botë” në vitin 2022.

Arsyeja e pozitës në krye, sipas raportit, është se Zvicra ka “papunësi të ulët, fuqi punëtore të kualifikuar dhe një nga prodhimet më të larta të bruto vendore për frymë në botë. Ekonomia e fortë e vendit mbështetet nga normat e ulëta të taksave të korporatave, një sektor shërbimi shumë i zhvilluar dhe një industri prodhuese e teknologjisë së lartë”.

Nga 10 kriteret mbi të cilat janë vlerësuar vendet, Zvicra ka marrë 100 pikë (nga 100 maksimumi) për sensin e saj të biznesit, duke u renditur gjithashtu lart (96.7) për cilësinë e jetës.