Lajme
Zvicra riatdheson për herë të parë fëmijë nga Siria
Vajzat gjithashtu shprehën dëshirën që të kthehen në Zvicër për të jetuar me baballarët e tyre
Dy fëmijë me kombësi zvicerane do të riatdhesohen nga Siria veriore pa nënën e tyre, e cila dikur i përkiste grupit terrorist Shteti Islamik, raportoi RTS. Kjo do të jetë hera e parë që Zvicra organizon një riatdhesim të tillë.
Dy vajzat e moshës 9 dhe 15 vjeç do të kthehen në Gjenevë. Baballarët e vajzave kanë bërë thirrje për riatdhesimin e tyre prej disa muajsh.
Në vitin 2016, fëmijët u dërguan nga nëna e tyre e radikalizuar rëndë në një zonë të Sirisë nën kontrollin e grupit terrorist Shteti Islamik, përcjell albinfo.ch.
Riatdhesimi po bëhet me miratimin e nënës së vajzave, e cila prej kohësh refuzonte t’i linte të iknin. Vajzat gjithashtu shprehën dëshirën që të kthehen në Zvicër për të jetuar me baballarët e tyre.
Sipas ambasadorit Johannes Matyassy, riatdhesimi është rezultat i një strategjie afatgjatë që përfshinte baballarët që udhëtonin në kufirin irakian për t’u takuar me vajzat e tyre.
Duket se dy të miturat u liruan nga një kamp në veri të Sirisë në një operacion që u zhvillua pa asnjë ndihmë nga ushtria zvicerane.
Dy vajzat do të jenë përgjegjësi e kantonit të Gjenevës me ndihmën e policisë kantonale për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë e brendshme të Zvicrës.
Riatdhesimi u bë në kuadër të një vendimi të marrë nga Këshilli Federal më 8 mars 2019.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













