Zvicra rishqyrton shtimin e ndihmave për Libinë
Autoriteteve të Zvicrës janë duke u raportuar tri ekipe të organizatave humanitare që bëjnë vlerësimin e nevojave të refugjatëve nga Libia

Zvicra është duke rishqyrtuar rritjen e marrë në konsiderim më parë të ndihmës për refugjatët nga Libia. Çështja ishte për 500 mijë franga që Zvicra do t`ia linte në dispozicion Programit Botëror për Ushqim.
Vetëm pak ditë më parë Zvicra ishte zotuar të jipte 500 mijë franga për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe 500 mijë të tjera për Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM). Të dyja këto shuma ishin destinuar për ndihmë refugjatëve nga Libia.
Lidhur me gjendjen në kufijtë e Egjiptit dhe të Tunizisë me Libinë, autoriteteve të Zvicrës aktualisht janë duke u raportuar tri ekipe të organizatave humanitare zvicerane. Ato duhet të bëjnë vlerësimin lidhur me nevojat e ngutshme të refugjatëve nga Libia, njofton drs.ch.
Sipas Departamentit të punëve të Jashtme, këto nevoja mund të ndryshojnë në baza orësh.
E-Diaspora
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork Kryebashkiaku i Nju-Jorkut me plis në kokë...
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane: Kosova i ka vënë syrin yllit të Zvicrës, Avdullahut "Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua me dy ndërkombëtarët e të rinjve zviceranë,...
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?