Shkurt.ch
Zvicra shton eksportin e pajisjeve luftarake
Nga janari deri në qershor 2016 janë shitur jashtë vendit mallra në vlerë prej 225 milionë frangash Në periudhën e njëjtë të vitit 2015 eksporti kishte qenë 216 milionë franga
Zvicra, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ka shitur pak më shumë material luftarak në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Siç tregojnë të dhënat nga Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), gjithsej nga janari deri në qershor 2016 janë shitur jashtë vendit mallra në vlerë prej 225 milionë frangash, njofton srf.ch.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2015 eksporti kishte qenë 216 milionë franga.
Sikurse edhe deri tash, importuesi më i madh ka qenë Gjermania. Por, materiale luftarake Zvicra ka eksportuar edhe në vendet si Arabia Saudite dhe Pakistani, transmeton albinfo.ch. Si zakonisht, eksporti i mallrave luftarake në këto vende është kritikuar nga forcat politike të majta në vend dhe nga kundërshtarët e ushtrisë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












