Tematike

Zvicra si avangardë e popullizmit të djathtë

Zvicra qe disa dekada është avangardë e popullizmit të djathtë. Askund tjetër si në republikën alpike partitë e disponuara armiqësisht ndaj të huajve nuk kanë traditë kaq të gjatë me parullat e tyre kundër të huajve dhe kundër “elitës”. Dhe askund tjetër këto nuk ishin më të suksesshme.

«Trump-i është kudo“, e titullonte gazeta “Neue Zürcher Zeitung” një koment të saj pas zgjedhjeve presidenciale dhe bënte me dije për atë se « edhe në vendet e tjera […] bashkëmendimtarët e tij janë në marshim e sipër përkatësisht janë në pushtet». Një listë të vendeve në të cilat popullistët e djathtë janë në marshim e sipër e fillonte nga Franca dhe Austria, përfshin Danimarkën, Suedinë dhe Holandën dhe përfundonte në Francë dhe Hungari. Siç shihet mungon Zvicra edhe pse Partia Popullore Zvicerane (SVP) si në literaturën shkencore, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare  merret si shembull i shpjegimit të përhapjes së vrullshme të popullizmit të djathtë. Eksterritorialiteti dhe suprimimi është përcjellë edhe me një harresë të theksuar të historisë, kur është fjala për rolin e Zvicrës si avangardë e popullizmit të djathtë në historinë e pasluftës.

Pothuajse si në amnezi (plotësisht pa kujtesë – përkthyesi) në historinë zvicerane të mendimit dhe të kujtesës mungojnë format e paraqitjes së popullizmit të djathtë, edhe pse deri tash që nga viti 1960 gjithsej shtatë parti të djathta populliste arritën të marrin vende në Parlamentin Nacional. Kjo është më shumë se në asnjë vend tjetër evropian dhe flet për vazhdimësinë dhe prezencën domethënëse të aktorëve politikë në botën zvicerane, të cilët përhapin imazhe shoqërore dhe botërore maniheiste (që proklamojnë një lloj pastërtie të lartë morale dhe kërkojnë një lloj përkushtimi asketik të vartësve të tyre – përkthyesi) dhe dallime dihotomike (në dy pjesë të papajtueshme– përkthyesi)  mes së vetes dhe të huajës, nacionales dhe ndërkombëtares, elitës dhe popullit. Ato mishërojnë edhe sindromin e djathtë popullist, në të cilin ideja e të ashtuquajturit „Heartland“ (Paul Taggart) zë vendin kryesor në ndër-komunikimit mes inkluzionit (përfshirjes) dhe ekskluzionit (përjashtimit) dhe të kundërvënies së primatit të sakrilegjuar të popullit elitës së tëhuajtur dhe gjoja të pushtetshme. Apo, siç u paraqit para pak kohësh në një ese të Jan-Werner Müller lexuar shumë: në popullizëm shprehet një ide politike  sipas së cilës “ popullit moralisht të pastër, homogjen i kundërvihet vazhdimisht një elitë e pamoralshme, e  korruptuar dhe parazitare”.

Fillet e popullizmit të ri të djathtë

Ishte një risi për partitë evroperëndimore, kur në Zvicër më 1960 filluan të etablohen parti politike, të cilat ndiqnin në mënyrë kontinuele një politikë të djathtë populliste dhe përpunonin linja të caktuara shoqërore dhe politike të konfliktit. “Aksioni Nacional (Die Nationale Aktion) (1961), Vigilance (Vigjilenca) në Gjenevë (1965) dhe “Lëvizja Republikane” (“Republikanische Bewegung”) (1970)  dolën në skenë, në njërën anë, si mbrojtës të pakompromisë të “vullnetit të popullit”, si përpjekës të thyerjes së tabuve dhe si parti që provokonin polarizimin e debatit politik. Në anën tjetër, ato e bënë politikën e migrimit dhe politikën ndaj të huajve temën qendrore të agjendës së  identitetit të tyre politik. Përmes këtij veprimi  të dyfishtë ato përligjnin popullizmin e djathtë të kohës së pasluftës, eksponentët e të cilit distancoheshin simbolikisht dhe politikisht nga fashizmi historik, në mënyrë që në Evropën e konsensusit të gjerë antifashist dhe antiracist të shoqërive evropiane të pas vitit 1945 të mund të gjenin sado pak terren.

Popullistët e djathtë zviceranë dallonin edhe nga lëvizjet dhe grupimet  e ngjashme që dolën në Francë dhe në Britani, si për shembull Pierre Poujade’s Union de défense des commerçants et artisans oder die Birmingham Immigration and Southall Residents Association, të cilat përfaqësonin gjithashtu pozicione nacionaliste dhe ksenofobe. Sepse ata ishin më shumë se akterë me organizim sipërfaqësor, kishin krijuar struktura organizative partiake relativisht të qëndrueshme dhe mund të pretendonin të ishin vazhdimisht në strukturat organizative partiake të Zvicrës. Veç kësaj, ato ishin edhe partitë e para politike, që iu përkushtuan plotësisht luftës kundër migracionit punëtor të “trente gloriosse”  (“të tridhjetave të arta”( 1945- 1975) dhe përpiluan skenarë të rrezikimit demografik, socio-ekonomik dhe kulturor. Kështu në njërin nga afishet e para të një tirazhi prej gjysmë milioni të  “Nationale Aktion” të vitit 1963 thuhej se “ invazioni i punëtorëve të huaj dhe i familjeve të tyre në atdheun tonë përmes ndikimit të tij negativ në tërë popullsinë zvicerane ka marrë përmasa të padurueshme”.

j1
Dy prej përkrahësve të „Mbpopullimit me të huaj“ të „Lëvizjes Republikane“ („Republikanischen Bewegung“) të  James Schwarzenbach, 1970;burimi: 20min.ch
j2
Nationalrat James Schwarzenbach vor dem Winkelried-Denkmal in Sempach, o.J.; Quelle: autographenderschweiz.ch

Pozitën e tyre të dobët parlamentare me numër të kufizuar të votuesve, popullistët e djathtë zviceranë e kompensonin përmes instrumenteve të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në mënyrë efikase dhe pothuajse plebishitare shfrytëzonin këtë hapësirë veprimi që të ushtronin trysni në debatin publik dhe ndikim në proceset vendimmarrëse, sidomos në çështjet e politikës së migrimit dhe të të huajve. Me këtë ato krijuan edhe ngjarje të rëndësishme mobilizuese, sepse referendumet nuk rrisnin vetëm shkallën e pranisë dhe të popullaritetit të tyre dhe nuk shtonin  fuqishëm vetëm numrin e përkrahësve të tyre; ato ishin edhe momente të rëndësishme popullsite. Kështu e shpjegonte James Schwarzenbach humbjen minimale të të ashtuquajturës “Iniciativës së Parë të Mbipopullimit me të Huaj” të vitit 1970: “Ne jemi krenarë me popullin zviceran, i cili i bëri ballë me sukses propagandës diabolike të përmasave ende të padëgjuara”. Shwarzenbach është popullisti i parë, i cili konsiderohet si figura e parë prej lideri të djathtë popullist të Evropës së pasluftës dhe i cili mund të krahasohej me deputetin e Parlamentit Popullor Britanik, konservativin, Enoch Powell, i cili përmes fjalimit të tij racist, të shpërndarë shumë, “Rivers of Blood” – fjalim i vitit 1968, u bë i njohur në tërë Evropën, edhe pse nuk kishte parti të tijën të djathtë populliste.

Zgjerimi evropian dhe epërsia helvetike

Pothuajse dhjetë vjet më vonë sesa në Zvicër, në vitet 1970  dhe 1980,  u shënua zgjerimi gjeografik i popullizmit të djathtë në  Evropën Perëndimore, si në Skandinavi, Francë, Belgjikë dhe Austri me daljen në skenë të partive të reja apo të ridefinuara. Ashtu si edhe simotrat e tyre në Zvicër edhe ato parapëlqyen të defilojnë si kundërshtuese të forta të elitave politike dhe shoqërore, që të udhëheqin fushata politike përmes retorikës agresive dhe të arrijnë t’i plasojnë  pikëpamjet e tyre mbi “të  huajën” dhe “të qenit ndryshe” në debatet politike mbi migracionin.

j3
Vlaams Belang, Plakat 2011; burimi: vlaamsbelang.org

Në Danimarkë dhe në Norvegji, kritikë të ashpër ndaj partive të etabluara ushtronte Partia e Prosperitetit, e formuar në fillim të vitit 1970, e cila kritikën e koncentroi në fillim në politikën financiare dhe të tatimeve, para se ta bënte sferën e saj të qasjes pasiononte çështjen e migrimit dhe të politikës së azilit. Në Francë “Front national” i Jean – Marie Le Pen, i krijuar më 1972, u transformua në një parti të organizuar në mënyrë rigoroze, e cila që nga fillimi iu qas temës së migrimit dhe operoi me sloganet „les Français d’abord“ («  së pari francezët“)dhe „la France aus Français“ (“Franca francezëve”). Në Belgjikë në vitin 1970 u krijua « Blloku Vlaams », gjithashtu një parti e re e krahut të djathtë, e cila prejardhjen e vet e kishte në nacionalizmin politik në Flandern dhe merrej para së gjithash me temat imigrimi, kriminaliteti dhe siguria. Pas marrjes së pushtetit nga Jörg Haiders më 1986 edhe Freiheitliche Partei Österreichs (FPÖ) (“ Partia Liberale Austriake”) kaloi në kampin e popullizmit të djathtë. Ajo filloi ta atakojë sistemin austriak të proporcionalitetit dhe të konkordancës dhe e bëri imigrimin temën e saj qendrore politike, duke nxitur pakënaqësi dhe paragjykime.

E përbashkëta e të gjitha këtyre partive ishte se distancoheshin nga racizmi klasik hierarkik, por njëkohësisht kërkonin të drejtën e ndryshueshmërisë kulturore në pajtim me preferencat e etno-pluralizmit dhe duke mbajtur lart flamurin e preferencës nacionale. Veç kësaj ato si parti të reja – përveç FPÖ-së – iu desh të investonin shumë në punën e ndërtimit të strukturave partiake, në pajisjen e tyre me personel dhe me resurse dhe për të krijuar vendin e tyre në konkurrencën e partive dhe të votuesve.

j4
„Aksioni Nacional për popullin dhe atdheun“: Propagandë para referendumit: “çdo minutë në Zvicër humb një metër katror natyrë. Ky është çmimi i mbipopullimit: sipërfaqe e betonuar dhe gjithnjë e më shumë sipërfaqe e betonuar” („Nationale Aktion für Volk und Heimat: 1974); burimi: thomashaemmerli.ch

Në Zvicër kampi i partive të djathta populliste kishte megjithatë epërsi të dukshme, sepse tashmë ato dispononin me strukturë partiake,  kishin përvoja dhe një rreth sado të vogël përkrahësish dhe votuesish. Fragmentimi i vazhdueshëm politik ndikonte në dobësimin e tyre, sepse krahas “Nationale Aktion” dhe “Vigilence” dolën në skenë edhe “Eidgenössisch – Demokratische Union” (1975) (“Unioni Konfederal Demokratik”), “die Autopartei Schweiz” (“Auto-partia Zvicër”) (1985) dhe “Lega dei Ticinesi”(“Liga e Tiçinos”) (1991). Kjo çoi deri te specializimi programor si i kërkesave neoliberale dhe antiekologjike, i vlerave të krishtera – fundamentale apo të politikës së orientimit në identitete regjionale, por të përbashkët të gjitha kishin qëndrimin anti-estabilishment dhe një kritikë radikale ndaj politikës së migrimit dhe një qëndrim refuzues të kyçje së Zvicrës në organizatat ndërkombëtare. Partitë e vogla dinin të shfrytëzonin sidomos fuqinë mobilizuese dhe ndikuese të demokracisë direkte dhe përfitonin sidomos nga mundësia që ofron demokracia direkte e  konforntimit të drejtpërdrejtë dhe me efekte të mëdha në publik e viteve 1970-ta. Ato ia arritën jo vetëm t’i pengojnë reformat në ligjin për të huajt dhe në procedurën e natyralizimit, por edhe me iniciativa në shkallë konfederale edhe ta ndikonin debatin e partive politike të etabluara aq sa termat si “mbipopullim me të huaj”, “refugjatë ekonomikë” dhe “refugjatë të rrejshëm” të gjenin pranim të gjerë.

Rritje e vrullshme në Zvicër dhe në Evropë

Që nga fillimi i viteve 1990-ta popullizmi i djathtë evropian ka hyrë në një fazë të vazhdueshme dinamike dhe të vrullshme. Sot partitë e djathta populliste janë të përfaqësuara në shumicën e sistemeve partiake evropiane, ku format e paraqitjes dhe përqindja e votuesve ndryshojnë nga vendi në vend. Po që se shikojmë disa kushte dhe karakteristika qendrore, kjo tregon sërish se sa i domethënës dhe sa ilustrues është rasti i Zvicrës dhe sa shumë duhet të merren parasysh njëkohshmëria dhe gërshetimi. Vendimtare për situatën në Zvicër është transformimi i SVP-së në një parti të djathtë popullsitë – ngjashëm sikur FPÖ-ja pas marrjes së udhëheqjes nga Jörg Haider. Derisa SVP ia arriti t’i lë plotësisht në hije partitë e vogla tradicionale  dhe kështu të zë vend qendror në kampin e partive të djathta popullsite, që nga fillimi i viteve 1990-të ia arriti  edhe të dyfishojë numrin e votave të saj në zgjedhjet për parlamentin nacional.  Me këtë ajo bëhet partia më e votuar në Zvicër dhe një ndër anëtarët më të suksesshëm në familjen e partive të djathta popullsitë.

Fushatat dhe ikonografia e saj politike iu shërbenin partive të tjera të Evropës vazhdimisht si shembull. Mocioneve dhe sukseseve të saj në politikën e imigrimit dhe atë evropiane i duartrokisnin vazhdimisht liderët e popullizmit të djathtë evropianë. Storiet e suksesit të SVP-së iu shërbenin popullsitëve të djathtë të thirreshin në to si dëshmi e drejtësisë së kërkesës së tyre për futjen e sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe me këtë edhe e thirrjes në të drejtën e popullit për të vendosur si instanca e fundit vendimmarrëse në proceset politike. Shembulli i SVP-së, e cila nge një parti fraksioniste arriti të zhvillohet në një parti të vërtetë zgjedhore, tregon se sa me sukses mund të luhet roli i dyfishtë i  një partie edhe si qeveritare, edhe si opozitare dhe atë falë demokracisë së drejtpërdrejtë. Futja e SVP-së në qeveri nuk doli të jetë asnjëherë ma pasoja negative për SVP-në siç ishte rasti me partitë e tjera, si me FPÖ-në në fund të viteve 1990-ta.

j5
Protest gegen Asylunterkunft in Muhen, Kanton Aargau, 29.11.2016; Quelle: watson.ch

Përkundrazi: pikërisht demokracia e konsensusit dhe e konkordancës,  e cila u shndërrua në mitin e suksesit të kohës së pasluftës të modelti të quajtur Zvicër, mundësoi luajtjen e këtij roli.   Dhe ky mit u avancua dhe avancohet duke u lënë në harresë dhe madje duke e fshehur rolin prijës të Zvicrës në historinë e popullizmit të djathtë evropian. Shembulli i ngritje së pashembullte të SVP-së në kuadrin e konkordancës dhe të konsensusit i jep përgjigje edhe pyetjes së parashtruar në nivel evropian se a duhet të udhëhiqet politikë e integrimit apo  megjithatë e demarkacionit, do me thënë e një kufizimi dhe e një distancimi të popullistëve të djathtë, që do të çonte në kufizimin dhe në dobësimin e këtyre partive.

 

j6
Damir Skenderovic është profesor për “Historisë bashkëkohore” në Univesiteti Fri­bourg. Ai merret me hulumtime të popullizmit të djathtë, historisë së migrimit, lëvizjes së 68-ës dhe të kundër-kulturave.

Përkthimi për Albinfo.ch: Nexhmedin Gërguri.