Sport
Zvicra sot pret fitore historike ndaj Polonisë
Nëse do të fitojë sot, Nati do të realizojë një fitore historike. Asnjëherë deri tash kombëtarja zvicerane nuk ka fituar në ndonjë kampionat evropian ose botëror në një fazë të tillë (e teta e finales)
Nuk ka mbetur as një orë e plotë deri në fillimin e ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Polonisë që luhet në të tetën e finales në Evropianin 2016. Ndonëse fitoren e fundit kundër Polonisë zviceranët e kanë pasur para 40 vitesh, trajneri Petkoviç ka thënë se do të luajnë pa frikë por me respektin maksimal ndaj polakëve.
Ai ka vlerësuar lart forcën në mbrojtje që e ka Polonia, e cila në këtë kampionat nuk ka marrë asnjë gol deri tash. Por Petkovic nuk e ke ndërmend t`i vërë nën presion të madh sulmuesit e tij.
Kapiteni Lichtsteiner ka tërhequr vërejtjen sidomos ndaj sulmuesit të njohur të Polonisë, Lewandowskit. “Ai bën pjesë ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe mund të paraqesë problem për ne”, ka thënë ai. Ndërsa fakti se Lewandowski në këtë kampionat nuk ka shënuar akoma asnjëherë, për kapitenin zviceran është i parëndësishëm.
Nëse do të fitojë sot, Nati do të realizojë një fitore historike. Asnjëherë deri tash kombëtarja zvicerane nuk ka fituar në ndonjë kampionat evropian ose botëror në një fazë të tillë (e teta e finales).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












