Shkurt.ch
Zvicra trajton kërkesat e azilit të refugjatëve të regjistruar në Hungari
SEM gjatë katër muajve të fundit është detyruar që në 125 raste të heqë dorë nga mostrajtimi i kërkesave për azil të personave që më parë janë regjistruar në Hungari. Kjo ka ndodhur pasi që Gjykata Federale Administrative ia ka prapësuar vendimet
Të gjithë azilkërkuesit të cilët para se të vinin në Zvicër janë regjistruar më parë në Hungari, tash e tutje mund të shpresojnë më shumë se më parë që kërkesat e tyre për azil të trajtohen nga autoritetet zvicerane. Dhe kjo edhe përkundër Marrëveshjes së Dublinit, e cila e kërkon të kundërtën.
Siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag” Sekretariati Shtetëror për Migracion gjatë katër muajve të fundit është detyruar që në 125 raste të heqë dorë nga mostrajtimi i kërkesave për azil të personave që më parë janë regjistruar në Hungari. Kjo ka ndodhur pasi që Gjykata Federale Administrative ia ka prapësuar vendimet, pas ankesave që kanë bërë azilkërkuesit në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Ky numër prapësimesh është pothuajse tetë herë më i madh se ai i regjistruar në katër muajt paraprakë. Shkak për këtë shtim kundërshtimesh duhet të jetë një vendim i marrë nga kjo gjykatë në muajin shkurt. Në atë vendim gjyqtarët kishin shprehur dyshimin se refugjatët në Hungari i nënshtrohen një procedure jo korrekte.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












