Lajme
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie
Sistemi i ri synon të rrisë sigurinë e çiklistëve duke vendosur një sinjalistikë të njëjtë në të gjithë vendin, me pesë ngjyra që tregojnë shkallën e vështirësisë së shtigjeve
Zvicra do të vendosë një sistem të unifikuar të sinjalistikës për shtigjet e biçikletave malore në të gjithë territorin e saj, në një përpjekje për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve gjatë çiklizmit në natyrë.
Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BPA) njoftoi se sistemi i ri do të përdorë pesë ngjyra, të cilat do të tregojnë nivelin e vështirësisë së secilit shteg, duke e bërë më të lehtë për çiklistët zgjedhjen e itinerarit sipas aftësive të tyre.
Sipas klasifikimit të ri:
E gjelbra do të tregojë shtigjet shumë të lehta;
Bluja shtigjet e lehta;
E kuqja shtigjet me vështirësi mesatare;
E zeza shtigjet e vështira;
Vjollca shtigjet shumë të vështira.
Përveç nivelit të vështirësisë, sinjalistika do të dallojë edhe tre lloje shtigjesh. Këto përfshijnë shtigjet e përbashkëta që përdoren nga çiklistët dhe këmbësorët, shtigjet e rezervuara ekskluzivisht për biçikleta malore, si dhe ndarjen mes “tech trails”, që janë shtigje të ngushta dhe sa më natyrore, dhe “style trails”, të cilat janë më të gjera dhe të ndërtuara artificialisht.
Autoritetet zvicerane besojnë se sinjalistika e re do të krijojë një standard të qartë në të gjithë vendin, duke ndihmuar çiklistët të vlerësojnë më mirë rreziqet dhe të zgjedhin shtigje që përputhen me nivelin e tyre të përvojës. Sistemi pritet të kontribuojë në uljen e aksidenteve dhe në një përvojë më të sigurt për të gjithë adhuruesit e biçikletës malore.

E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













