Kosova

Zvicra uron sukses për gratë e Kosovës

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka kushtuar një postim kësaj dite të shënuar për të gjitha gratë e botës. Mirëpo, duke vënë theksin te gratë e Kosovës dhe ndryshimin që po sjellin ato.

“Zvicra u uron suksese të gjitha grave të Kosovës. Zgjedhja e fundit e një numri të shtuar të grave në Kuvend forcon perspektivat për ndryshime”.