Lajme
Zvicra zbaton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë
Masat, të vendosura nga BE në 3 qershor, hynë në fuqi në Zvicër në orën 18:00 të së mërkurës, njoftoi Këshilli Federal.njoftoi Këshilli Federal.
Masat, të vendosura nga BE-ja më 3 qershor, hynë në fuqi edhe në Zvicër, njoftoi Këshilli Federal, shkruan albinfo.ch.
Ato përfshijnë një embargo ndaj naftës së papërpunuar dhe disa produkteve të naftës të rafinuar nga Rusia.
“Ngjashëm me masat e aplikueshme në BE, blerja, importi, tranziti dhe transporti në ose brenda Zvicrës janë të ndaluara”, tha qeveria.
“Përveç kësaj, embargoja parashikon ndalimin e ofrimit të shërbimeve, duke përfshirë sigurimin ose risigurimin, në lidhje me transportin e naftës dhe produkteve të caktuara të naftës ruse”.
Ofrimi i shërbimeve të tilla, si kontabiliteti, marrëdhëniet me publikun dhe konsulenca e biznesit për qeverinë ruse tani është gjithashtu e ndaluar, përveç përmbajtjes reklamuese të prodhuar ose transmetuar nga media zyrtare ruse, si Russia Today ose Sputnik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













