Kosova
Zvicra zotohet për vazhdimin e investimeve në veri të Kosovës
Për Zvicrën, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka quajtur spekulime informacionet se shteti helvetik ka ndërprerë investimet në Mitrovicën e Veriut, “pasi që nuk dëshiron të shpenzojë mjete në një territor që diskutohet se do t’i bashkëngjitet një shteti tjetër, në këtë rast Serbisë”.
Në një përgjigje për KOHA-n, ambasada e Zvicrës ka thënë po ashtu se spekulimet për ndryshimin e kufijve të Kosovës nuk merren parasysh për projektet e saja, përcjell albinfo.ch.
Në përgjigjen e Ambasadës zvicerane thuhet se diskutimi për kufijtë e Kosovës është i pavlefshëm.
“Shteti i Zvicrës implementon projektet e saj në Kosovë me partnerët e saj seriozë, duke u bazuar në marrëveshjet dhe rregullat. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti i saj territorial është i padiskutueshëm. Spekulimet për shkëmbim të territorit, lëvizje të kufirit etj., nuk kanë fuqi ligjore dhe nuk mund të merren parasysh për zbatimin e projekteve tona”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër