Kosova
Prishtina dhe 6 komuna të tjera në karantinë
Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime do të hyjnë në karantinë gjatë fundjavës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim lidhur me masa të tjera për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Vendimi në fjalë i përfshin këto masa:
- Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomise (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 18:00 dt. 06/11/2020 (e Premte ) deri më dt. 09/11/2020 9 (e Hwnw) në orën 05:00, përveç:
1.1 furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
1.2 institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;
1.3 për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);
1.4 operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.
- Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.
- Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;
- Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
- Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë.
Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:
Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. operatorëve ekonomikë dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;
Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në web faqen e MSh-së.
Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!
E-Diaspora
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër













