Kosova
Zyrtarët ikin nga puna, dalin në fushatë zgjedhore
Fushata elektorale ka bërë që një numër i kandidatëve garues për zgjedhjet e 22 tetorit të cilët aktualisht mbajnë poste të ndryshme në pushtetin lokal të mos respektojnë orarin e punës
Partitë politike që po garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, në listat për asamble apo edhe kryetarë komunash kanë angazhuar kandidatë të cilët janë emëruar ministra apo drejtorë të departamenteve në Qeverinë që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ikja nga zyreja dhe dakja në fushatë zgjedhore konsiderohet e pandershme nga shoqëria civile.
Albulena Nrecaj nga Iniciativa për Progres (INPO) tha se këta kandidatë që mbajnë pozita, aktivitetet e fushatës duhet t’i mbajnë pas orarit të punës në mënyrë që ta respektojnë orarin. “Kanë të drejtë të marrin pjesë në fushatë vetëm se duhet ta respektojnë orarin e punës ku marrin pagë”, ka thënë Ndrecaj, citon rtklive.
Mirëpo një ngecje në këtë çështje është vërejtur në Komunën e Prishtinës ku ish drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka dhënë dorëheqje, pasi është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, komuna nuk ka emëruar ende një drejtor tjetër.
Mirëpo, Albulena Nrecaj nga Iniciativa për Progres e arsyeton mos-zëvendësimin e Nagacvit. “Pasi që jemi në zgjedhje nuk ka qenë i nevojshëm zëvendësimi, pasi që cili kryetar që vjen e riemëron prapë dikë tjetër’’, ka thënë Ndrecaj.
Edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se ligjërisht asnjë qytetari të Kosovës nuk i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje. “Kanë të drejtë të garojnë”, deklaroi ai. Ndryshe kandidatët, të cilët pas shpalljes së rezultateve marrin votat e mjaftueshme për një pozitë të caktuar, duhet të përcaktohen për pozitën që e mbajnë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










