Lajme
Lladrovci kërkon dorëheqje nga strukturat e larta të PDK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një letre të hapur ka kërkuar nga PDK-ja largimin e personave, të cilët ai konsideron se bartin përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tkurrja e PDK-së, arriti pikën alarmante, për shumë arsye.
Për të shënuar rikthim të suksesshëm pas katër vjetëve, Lladrovci ka thënë se duhet urgjent të ndërmerren masat si vijon:
Dorëheqje e secilit kryetar të degës, ku PDK ka pësuar humbje të elektoratit apo dobësim të ndjeshëm,
Lirim nga detyra e secilit drejtues të PDK-së nga Kryesia që në opinion ka pasur dhe ka hipoteka për pandershmëri, vepra penale apo akuza,
Mënjanimin e manipuluesve të zgjedhjeve të brendshme nga seksioni, nëndega apo dega, të njohur për montime të votimeve dhe numërimit të votave dhe për rezultate të montuara,
Riorganizimin e menjëhershëm në nivel të degëve, duke i bërë të afta për opozitë dhe reflektim politik për nivelin lokal, e jo për çështje globale e ndërkombëtare,
Lirimin nga detyra të kuadrit të paaftë, servilë dhe keqbërës gjatë dy dekadave e këndej, nëpërmjet një komisioni etik, të krijuar enkas për vlerësimin e personaliteteve të atakuara në media apo nga anëtarët e degëve,
Riorganizimin thelbësor të zgjedhjeve të brendshme, larg çdo implikimi nga jashtë, larg çdo paragjykimi të kandidatëve, të imponimeve nga qendra dhe klientelizmit,
Publikimi i Deklaratës politike të PDK-së dhe vlerave që synon,
Debatin e brendshëm për çështjet madhore dhe synimet, nëpërmjet personaliteteve të afta dhe të dëshmuara,
Ndryshimin e statutit dhe programit, konform situatës,
Reagimi i shpejtë dhe efektiv kur i bëhet dëm vendit, qytetarëve apo interesave publike nëpërmjet profileve të dëshmuara nga aftësia dhe atdhetarizmi,
Thellim i komunikimit efektiv me anëtarësinë në terren, pa emisar e ndërmjetës politik,
Ndryshimi i kursit triumfalist në kursin real opozitar, duke prezantuar drejt vlerat e PDK-së dhe vizionin e saj.
Të ndërpritet praktika e shpërblimit dhe avancimit të dështakëve në zgjedhje qendrore e komunale.
Të ndërpritet një herë e përgjithmonë promovimi i humbësve dhe praktika që humbësit t’i mësojnë fituesit se si t’i fitojnë zgjedhjet,
“Të gjitha këto veprime, sepse, qytetarët nuk duan fjalë, duan vepra, duan emancipim të mëtejshëm, nivel tjetër të kërkesave, ofertave dhe kauzave politike, në kushte dhe rrethana të reja”, ka thënë ai.
PDK-ja nga zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e dytë dhe deri tash ka 17.41 për qind të vota nga numërimi i votave të rregullta, e që është rezultati më i dobët i kësaj partie që nga fillimi.
Reformim të partisë është kërkuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila gjithashtu ka pësuar rezultatin më të keq në historinë e saj. në një mbledhje të mbajtur pas zgjedhjeve është tërhequr kryesia e partisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













