Portrete të firmave
Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë
Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë. Për hapjen e kësaj zyre Oda Ekonomike e Kosovës kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në muajin korrik me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër. Marrëveshja ishte nënshkruar në kuadër të Forumit me investitorët e Gjilanit nga Diaspora, organizuar nga albinfo.ch dhe albpoint.ch.
Zyra do të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë, për të gjithë prodhuesit kosovarë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që kanë ide inovative, për të kërkuar partnerë e bashkëpunëtorë biznesi në diasporën e Kosovës, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh i gëzuar që po hapet edhe një derë e bashkëpunimit mes bizneseve brenda në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, u shpreh se “beson fuqishëm që ky bashkëpunim do të sjell vlera të vërteta për të gjithë dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur për Republikën e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










