Bota
Londër, sulmohet një 30-vjeçare me acid në fytyrë
Një grua është dërguar me urgjencë në spital, pasi një ‘substancë’ është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeçe, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në ‘Kentish Town Road, Camden’.
Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave, të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.
Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia, ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













