Bota
Më shumë hyrje ilegale, se dëbime nga Gjermania
Shqetësim në Gjermani për hyrjet ilegale në vend përmes aeroporteve. Shqiptarët renditen të katërtit në listën e hyrjeve pa leje. Në 2019-ën numri i hyrjeve ilegale ka qenë më i madh se ai i dëbimeve nga Gjermania.
Sipas raportimeve të grupit mediatik gjerman, “Funke Mediengruppe” numri i hyrjeve të palejuara në Gjermani krahasuar me atë të dëbimeve ka qenë më i lartë. Nga janari në tetor 2019 autoritetet gjermane kanë regjistruar afër 21.000 dëbime nga Gjermania, 1000 vetë më pak se vitin e kaluar.
Kundrejt kësaj shifre qëndrojnë afër 33.000 hyrje ilegale në Gjermani në këtë vit. Vetëm në nëntor policia federale ka regjistruar afër 3.700 hyrje ilegale.
Megjithatë, parë në tërësi, gjatë këtij viti numri i hyrjeve ilegale ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas Policisë Federale gjermane, personat që hyjnë ilegalisht në Gjermani në tre tremujorët e parë të këtij viti vijnë kryesisht përmes aeroporteve, 9.183 vetë.
Ky mbetet problemi i vazhdueshëm i pazgjidhur i Gjermanisë. Pas kalimit të kufirit, hyrjes në Gjermani dëbimi i tyre bëhet shpesh shumë i vështirë, për shkak të pretendimeve ligjore që ngrihen sipas rastit, vërejnë mediat gjermane. Por edhe përmes kufirit gjermano-austriak hyjnë pa leje mjaft persona në Gjermani, 8.344 këtë vit, si edhe përmes kufirit gjermano-çek.
Sipas të dhënave të autoriteteve, shumica e personave që hyjnë pa leje vijnë nga Afganistani (2.399), nga Nigeria (2.133), Turqia (1.721), Shqipëria(1.682) dhe Iraku (1.651). Policia Federale gjermane flet për “një stanjacion të shifrave të kthimit” për personat pa të drejtë qëndrimi dhe përmend si arsye një “masë të madhe” të dëbimeve të pezulluara nga landet.
Presidenti i Policisë Federale, Dieter Romann, kritikoi po ashtu se landet ofrojnë një numër të vogël vendesh burgimi për personat që duhen dëbuar. “Matur me shifrën e 248.000 personave nga shtete të treta që duhen dëbuar, 577 vende burgimi që kanë landet janë shumë pak.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













