Maqedonia
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt kundër COVID-19.
Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjeç që kanë marrë tri doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga sot qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për të cilat nuk kërkohet termin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi me dozën e katërt, siç bëhet me dije nga Ministria, planifikohet të bëhet me një vaksinë mRNA nga Pfizer ose Moderna. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.
Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientët e transplantuar, pacientët onkologjikë, pacientët me imunitet të kompromentuar dhe pacientët që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç.
Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për të mbrojtur kundër një forme më të rëndë të virusit COVID-19. Shteti ka sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive dhe ftojmë qytetarët që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër COVID-19, për të fituar imunitet shtesë, njofton Ministria e Shëndetësisë, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












