Bota

30 të lënduar pasi një aeroplan humbi kontrollin e kabinës dhe u ul në Frankfurt

Humbja e kontrollit të kabinës së një aeroplani bëri që më shumë se 30 persona të kerkonin ndihmë mjekësore.

Më shumë se 30 pasagjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani pasi avoioni i tyre në Kroaci kishte humbur presionin e kabinës.

Fluturimi FR7312 nga Dublini, kishte bërë një ulje emergjente në Frankfurt, shkruan BBC përcjell, Albinfo.ch.

Pasagjerët kanë vënë maskat e oksigjenit gjatë kohës kur kishte humbur kontrolli i lartësisë së aeroplanit.

Aeroplani mbante gjithësej 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital, dhe disa vendosën të mos vazhdonin me udhëtimin e tyre, kishin thënë autoritetet gjermane.

Disa nga udhëtarët i thanë gazetës Irish Times se çfarë kishin përjetuar, ka shkruar BBC, përcjell Albinfo.ch .

“Ne ishim në aeroplan, ne fluturuam dhe përkundër maskës së oksigjenit, mbetem në errësirë ​​për  15 minuta, nuk kishte siguri vetëm njerëzit që bërtasin ’emergjencë, emergjencë”, kishte thënë njëri nga ata që përjetuan ngjarjen.

Pasagjerët gjithashtu kanë kritikuar trajtimin e tyre pasi kishin zbritur, duke thënë se atyre nuk u ishte dhënë ushqim e pije mjaftueshëm dhe ishin detyruar të flinin në një dysheme betoni apo në shtretër.